Izraeli “kërcënon” se do të bombardojë një tjetër spital në Gaza, apelon për evakuim të menjëhershëm



Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze (PRCS) thotë se kanë marrë “kërcënime të forta” nga forcat izraelite për të evakuuar menjëherë Spitalin Al-Quds, sepse ky i fundit do të bombardohet.

“Që nga orët e mëngjesit, në rrethinat e Spitalit Al-Quds ka pasur dëshmitarë të bastisjeve të vazhdueshme që çuan në shkatërrimin e plotë të tij”, thuhet në një deklaratë në median sociale X.

Spitali ndodhet në zonën Tel al-Hawa të qytetit të Gazës.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza kanë thënë se të paktën 30 spitale dhe qendra shëndetësore janë mbyllur, që kur Izraeli filloi luftën e tij në enklavë. Ata kanë mbetur pa furnizime mjekësore dhe karburant.

Kështu ka raportuar media e Katarit, Al Jazeera, e cila ka komunikuar me këta zyrtarë për të folur mbi situatën spitalore në Gaza.

Disa spitaleve u është dashur të zbatojnë mbylljen e pjesëve. Në Spitalin Nasr funksionon vetëm urgjenca. Çdo departament tjetër duhej të mbyllej.

Më shumë spitale pritet të mbyllen plotësisht në orët dhe ditët në vijim, nëse nuk lejohen furnizime në Gaza.

Problem i madh mbetet edhe ai i karburantit, i cili po mbaron me shpejtësi dhe Izraeli nuk lejon hyrjen e ngarkesave me karburant në pjesën e Rripit.
AP

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.