“Jam nga një organizatë humanitare”, prizrenasin e mashtrojnë dhe ia marrin 134 euro

Është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje pasi mashtroi viktimën nga Prizreni.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari e ka telefonuar me një numër privat dhe i ka thënë se do ju ndihmoj pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim.

Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro.

“Prizren 29.10.2021 – NN. Me datën 21.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmoj pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim. Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.