Para 35 viteve ka rënë borë dy metra e gjysmë në këtë qytet të Dukagjinit

Prishtina Weather, ka shkëputur faqet e gazetës Rilindja të para 36 viteve, ku raportohej për gjendjen e rëndë në vend për shka të dimrit shumë të ashpër.“Pikërisht para 35 vjeteve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Europës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”.

Në atë kohë, Kosova cilësohej si vendi më i ftohtë në Europë, me tempreatura që shkonin deri në -30C.
Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
Prishtinë – -27.2C, Pejë – -24.8, Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar, Istog – -25C, Klinë – -30.8C, Dragash – -20C, Prizren – -23.6C, Mitrovicë – -29C, Ferizaj – -28.1C.Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës në atë kohë kishte arritur në: Prishtinë – 44cm, Pejë – 99cm, Prizren – 85cm. Ndërsa Rilindja raportonte se në Deçan, trashësia e borës kishte arritur deri në 2.5 metra.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.