KEDS thotë se ka hyrë në fuqi metodologjia e taksave të kyçjes së rrymës

Tashmë ka hyrë në fuqi, metodologjia e taksave të kyçjes në KEDS e aprovuar nga ZRRE.

Kjo metodologji, e para e këtij lloji, parasheh aplikimin e taksave të reja për kyçje dhe për shkyçje, thotë KEDS, transmeton klankosova.

Tutje sipas tyre, qëllimi i metodologjisë së taksave për kyçje në rrjetin e shpërndarjes është që të rregullojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kyçjen dhe rikyçjen e konsumatorëve.

Në metodologji parashihet që taksa e kycjes për konsumatorët e rinj me kapacitet deri në 5 kWh të ulet nga 100, sa është aktualisht, në 60 euro. Ndërsa, sa i përket taksës së kapacitetit, nëse një konsumator kërkon që të regjistrohet ose të shtojë kapacitetet, dhe nëse ka kapacitete të lira në vendin ku kërkohet, atëherë taksa është zero.

Po ashtu parashihet edhe aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve, që është paraparë të fillojë nga 17,70 euro (duke përfshirë TVSH-në) dhe vazhdon në bazë të kategorisë së konsumatorit dhe të konstantës.

”Lusim konsumatorët tanë që brenda afatit ligjor, i cili shkruan në secilën faturë që konsumatori e pranon, ta kryejë pagesën, meqë shkyçja aplikohet si masë finale e mospagesës së obligimeve ndaj kompanisë. Kryerja në afatet ligjore e obligimeve kontraktuale në mes të kompanisë dhe konsumatorit nënkupton edhe fuqizim i partneritetit në mes të dy palëve, çka është edhe qëllimi kryesor i metodologjisë së re”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.