Suharekë, dënohet me 200 euro qytetari që hodhi mbeturina të ngurta në hapësirë publike
![Suharekë, dënohet me 200 euro qytetari që hodhi mbeturina të ngurta në hapësirë publike](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/05/FB_IMG_1684873645254.jpg)
Një qytetar është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave të ngurta në hapësirë publike në Suharekë.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.
Muharremaj tha se nuk do të ketë asnjë kompromis për ata që e dëmtojnë ambientin.
“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vetë edhe hapësirën publike. Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”- ka shkruar Muharremaj./Kallxo,com/.