Shumë persona nga shoqëria civile ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një vajze në një program televiziv në Kosovë, të quajtur “It’s my home”.

Përmes postimeve në facebook dhe Twitter kanë bërë thirrje që t’i hiqet licenca mediumit, teksa e ka cilësuar një veprim të tillë skandaloz dhe antinjerëzor.

“Ku eshte Komisioni i Pavarur i Mediave? Pse lejohet dhuna live ne TV sado periferik qe eshte ai Televizion? Kjo eshte skandaloze, antinjerezore, bizare dhe e flliqt. Duhet te ndalet menjehere dhe ti merret licenca ketij televizioni pa asnje vlere. Horra!”, shkruan Vehbi Kajtazi.

Dhuna po promovohet në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel”. Një grua është goditur me këpucë nga një burrë pas një debati me tone të larta.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.

Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.