Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime reagon për interpretimin këngës korale kishtare në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Reagimi i plotë i KBI Shtime:

Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime
Reagim!

Jemi dëshmitarë se me 15.01.2023 (ditë e diel), në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Akademin Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, e cila u mbajt nën patronatin e Kryeminstit të vendit, e cila tramsmetohej live në Televizionin Publik (RTK) u interpretuan këng korale kishtare siç ishte “Hallelujah”.

E të tilla këng janë të pa pranueshme për ne si komunitet me shumicë myslimane, për familjarët e të masakruarve dhe mbi të gjitha për viktimat (martirët) e kësaj masakre.

1. Sepse duhet t’ja rikujtojmë të gjithëve, se 45 civilët e vrarë në këtë masakër ishin mysliman, bile dita e ramjes së tyre ndodhi në muajin e bekuar të Ramazanit, ditë e xhuma dhe natë e madhe ( nata e Kadrit) dhe se shumica e tyre ishte me agjërim.

2. Poashtu u tubuan në xhami dhe më pas me nderimet më të larta nga të gjithë, u varrosën duke ua falur namazin e xhenezës e duke bërë lutje për ta.

Ne si komunitet nuk jemi kundër askujt sepse nga parimet e fesë Islame është edhe respekti ndaj të tjerëve, por asesi nuk lejojmë ndryshimin e identitetit tonë fetarë e kombëtarë, ndryshimin e fakteve e të rrjedhës së historisë.
Nuk lejojm që të vdekurit tanë të nënçmohen e të fyhen për së vdekuri.

Andaj le të jetë kjo thirrje si vetëdijësim për institucionet qendrore dhe lokale, se kanë ato e përfaqësojnë.
SHTIME, 17.01.2023

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.