Këshilltarja e Presidentes Osmanit braktis Kosovën, shkon në Londër

Donjeta Miftari, deri më sot ka mbajtur pozitën si Këshilltare kryesore e Presidentes për Komunikim. Sot ajo konfirmoi se është larguar nga kjo pozitë, për shkak të siç tha, ka ardhur koha të “rikthehet në shtëpinë e saj në Londër”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj, Miftari ka treguar se nga sot nuk do të jetë më këshilltare e presidentes Osmani.

“Pas disa viteve të mrekullueshme duke punuar në vendin tim të lindjes, ka ardhë koha që unë të kthehem në shtëpi në Londër. Faleminderit presidentes inspiruese dhe të jashtëzakonshme.” – u shpreh ajo.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.