Këta janë pesë kandidatët e përzgjedhur për Kryeshef ekzekutiv të Telekomit

Bordi i Drejtoreve të Telekomit të Kosovës në bashkëpunim me Kompaninë Britaneze BDO, e kontraktuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, ka përzgjedhur në listën e ngushtë për Kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes pesë kandidatë.Kandidatët e përzgjedhur janë, Blerim Bala, Burbuqe Hana, Kreshnik Domi, Muharrem Shefiku dhe Safije Beseni.
Sipas infomacioneve te sigurura nga “Gazeta Blic” kandidatja e perzgjedhur për intervistë aktualisht Ushtruese e Detyres e Kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, nuk i ploteson kriteret ligjore të percaktuara me ligjin e Ndërmarrjeve Publike.

E njëjta nga viti 2000-2001 nuk ka ushtruar asnjeherë pozitë menaxheriale as te nivelit të mesëm, ku ligji percakton nivel të lartë menaxherial.

Ajo fillimisht ishte zgjedhur nga bordi i përkohshëm i qeverise “Kurti 1” në prill 2020 për t’u dorëhequr në qershor 2020.Pas emërimit te bordit nga qeveria “Kurti 2” ajo është caktuar si ushtruese e detyrës nga maji i këtoj viti.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka cilësuar se pozitat e Ushtruesit të Detyrës po mbahen jashtëligjshëm, sepse kanë kaluar më shumë se 6 muaj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.