Këta pritet të jenë drejtorët e rinj të komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës arriti ta kthej pushtetin në komunën e Prizrenit.
Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj e ka emëruar sot nënkryetar të komunës, Kujtim Gashin.
Kjo pritet t’i hap rrugë edhe emërimit të drejtorëve komunal.
Burimet bëjnë me dije se në PDK po diskutohen këta emra për drejtor të komunës.
Çelë Lamaj – Drejtor i Shërbimeve Publike, Behxhet Bytyqi – Drejtor i Bujqësisë, Luljeta Veselaj-Gutaj-Drejtoreshe e Arsimit, Adem Morina – Drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport.