Këto tri drejtori pritet t’i udhëheq Nisma në Prizren

Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e pushtetit komunal në Prizren.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj pati konifrmuar ditë më parë për Indeksonline se dega e Nismës në Prizren do t’i ketë tri drejtori.

Në anën tjetër, kryetari i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka thënë se po presin që nesër të bëhet emërimi i drejtorëve të rinj.

“Pranverim Berisha pritet të jetë Drejtor i Urbanizmit, kryetari i Rinisë së Nismës në Prizren, Edin Shehu drejtor i Administratës, ndërsa Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë drejtoreshe e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm”.

Pjesë e pushtetit komunal pritet të jetë edhe AAK e cila, sipas Totajt, do t’i ketë tri drejtori.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.