Kica-Xhelili: Me Qeverinë Kurti është helmuar çdo diskutim publik

Në edicionin e ri të emisionit Rubikon në Klan Kosova, është diskutuar “Rruga e re” e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Çka ofron kjo iniciativë e LDK-së për qytetarët e Kosovës? dhe cilat janë zgjidhjet e kësaj partie për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Me këtë rast, deputetja Doarsa Kica-Xhelili, u shfaq tejet kritike ndaj pushtetit aktual të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ajo tha se me këtë qeveri është helmuar çdo diskutim publik.

“Demokracia në Kosovë nuk është hera e parë që po të rrezikohet. Por, kurrë nuk është rrezikuar kaq shumë. Prej fjalës së lirë, prej lirisë së mediave, tek kapja e drejtësisë, tek ndërhyrjet në drejtësi e prokurori, tek fjalori që një ministër përdor për lëndet aktive, kurrë nuk ka qenë deri në këtë masë”, tha ajo.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.