Deputeti gjerman Roth: Vuçiqi është përgjegjës për dhunën ndaj KFOR-it në veri

Deputeti dhe kreu i komisionit parlamentar gjerman për punë të jashtme Michael Roth gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Prishtinë, ka folur edhe për tensionet në veri të Mitrovicës.

Roth ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj Serbisë duke e fajësuar atë për tensionet dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në qershor të këtij viti.

“Shumë shpresoj se do të kemi gjasa reale për shtensionimin e situatës mes Kosovës e Serbisë. Përplasjet në veri të Kosovës ishin totalisht të papranueshme dhe po Qeveria e Kosovës merr përgjegjësinë për disa gabime. Por në fund të fundit, zotri Vuçiq ka përgjegjësinë për dhunën brutale ndaj ushtarëve të KFOR-it. Kjo është arsyeja pse serbët e kaluan vijën e kuqe.

Kjo është totalisht e papranueshme. Mesazhi ime tek qeveria, pasi takova kryeministrin, ministren e jashtme, kryetarin e Kuvendit dhe anëtarët e kuvendit, iu lutem shkoni përpara me angazhimet për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, kulturën demokratike, luftën kundër korrupsionit. Për arsye të mira ne kemi kritikuar situatën në Serbi. Serbia është shumë larg që të përmbushë parimet e Bashkimit Evropian.

Sepse Bashkimi Evropian para së gjithash nuk është vetëm çështje e tregut të përbashkët por edhe vend i vlerave të përbashkëta dhe nuk shoh përparim në drejtimin e duhur dhe nuk shoh rreshtim krah politikave të Bashkimit Evropian kur vjen tek politikat e sigurisë përkatësisht vendosja e sanksioneve kundër regjimit të Putinit. Kjo është zhgënjyese për të gjithë ne”, tha Roth.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.