Kirurgë amerikanë në QKUK, kryejnë operacione kardiokirurgjike tek fëmijët

Që nga dita e diel në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po qëndrojnë disa kardiologë dhe kardiologë amerikanë. Ata po i trajtojnë fëmijët kosovarë me probleme në zemër.

Qe tre ditë mjekët amerikanë kanë arritur që të kryejnë 5 operacione kardiokirurgjike dhe 10 intervenime kardiologjike te pacientët.

Disa anomali të zemrës tek fëmijët nuk trajtohen tash e një kohë në QKUK. Andaj të vegjlit detyrohen që të kërkojnë trajtim jashtë vendit.

E mjekët e organizatës “Gift of Life International” do të qëndrojnë në Kosovë deri të shtunën e kësaj jave dhe, sipas programit operativ, do të realizohen nga ta edhe 5 operime kardiokirurgjike dhe 7 deri në 10 intervenime kardiologjike.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.