Klubet izraelite zgjedhin Serbinë për të luajtur si “në shtëpi” në gara evropiane


Ekipet izraelite të futbollit, Maccabi Haida dhe Maccabi Tel Aviv, do të shkojnë në Serbi për t’i luajtur lojërat e mbetura si vendës në fazën e grupeve të garave evropiane, tha të enjten UEFA.

UEFA ka vlerësuar se Izraeli nuk mund të organizojë lojëra në gara ndërkombëtare “për shkak të situatës së tanishme të sigurisë”, duke iu referuar konfliktit me Hamasin.

Ekipet kombëtare izraelite të meshkujve dhe femrave kanë zgjedhur që të luajnë në Hungari, ndërsa Maccabi Haifa zhvilloi një lojë në Europa Leage në Qipro javën e kaluar.

Maccabi Haifa do të zhvillojë një ndeshje si vendas në stadiumin e Yllit të Kuq të Beogradit kundër ekipit Rennes më 30 nëntor, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në Conference League, Maccabi Tel Aviv do të luajë dy ndeshje në stadiumin TCS në Baçka Topola.
/NACIONALE

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.