Klubi i njohur anglez hapi dyert për myslimanët, falja e namazit të Bajramit u bë në stadium

Klubi i Blackburn Rovers ka hapur sot dyert për besimtarët e fesë Islame, të cilët festojnë Fitër Bajramin.
Blackburn Rovers u bë klubi i parë anglez që lejoi faljen e namazit të Bajramit brenda stadiumit.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, në stadiumin “Ewood Park” ishin mbi 2 mijë persona.
Klubi i Blackburn Rovers ka publikuar një video nga falja e besimtarëve të fesë Islame në stadium.
Përmes videos, klubi nga Championship uroi myslimanët me rastin e Fitër Bajramit.