Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Greikoc të Suharekës, dyshohet se është vrarë me kallashnikov

Një 26-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri në fshatin Greikoc të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se rreth orës 15:55, Policia ka pranuar një informatë nga Spitali Rajonal i Prizrenit se ka vdekur një pacient me plagë nga arma e zjarrit.

Rasti sipas tij është cilësuar si vdekje e dyshimtë, pasi afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit AK47, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Gashi.

Tutje ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante dhe po merren me detajet e rastit.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.