Kokëulur/Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Lideri i ÖVP ,Sebastian Kurz-i dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë në tetor, pasi hetuesit e korrupsionit bastisën ndër të tjera kancelarinë dhe selinë e ÖVP . Kurz-i dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë politikë dyshohen nga prokuroria se kanë publikuar në media sondazhe të manipuluara.

Për këtë qëllim thuhet se janë shpërdorur fonde publike. Ata akuzohen veçanërisht për shkelje të besimit. Kurz, i cili kundërshton akuzat, u bë anëtar i parlamentit si kryetar grupi parlamentar, pasi dha dorëheqjen nga posti i tij. Ai mbeti gjithashtu kryetar i ÖVP.Në mesin e nëntorit, parlamenti austriak votoi për heqjen e imunitetit të Kurzit në mënyrë që të lejojë që akuzat të sqarohen shpejt.Karrierë meteorike
Deri këtë kohë, Kurz pati një karrierë meteorike.

Ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në moshën 27-vjeçare dhe kancelar federal në moshën 31-vjeçare. Mandati i tij i parë si kryetar i qeverisë përfundoi në vitin 2019, pasi u ngritën akuza për korrupsion ndaj partnerëve të koalicionit të djathtë të FPÖ. Si pjesë e hetimit për të ashtuquajturin skandal Ibiza, hetuesit ekzaminuan edhe mesazhet në celular në rrethinën e ÖVP, të cilat përfundimisht e rrëzuan Kurz-in.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.