PDK vendos me kë do të qeverisë Prizrenin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën përfundimisht ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në Prizren e ku fitues më 14 nëntor, doli Shaqir Totaj i Partisë Demorkatike të Kosovës.Pavarësisht kësaj, Totaj tashmë si duket e ka kryer “pazarin” me partitë që janë në Prizren se kush më kë do të bashkëqeverisë për katër vitet e ardhshme në kryeqytetin histrok të Kosovës.Gazeta Blic nga burimet e veta ka marrë vesh se tashmë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, do të jetë pjesë e qeverisë së Shqair totaj.
Tri drejtori do t’i takojnë këtij subjekti politik.

“AAK do të ketë tri drejtori. E mira e gjithë kësaj është se për të tri drejtoritë AAK ka propozuar që të jenë gra”, ka rrëfyer ku burim për Gazetën.
Por kjo nuk është kaq.Nisma Socialdemokrate në Prizren, që udhëhiqet nga Zafir Berisha do të ketë po ashtu numër të njejtë të drejtorive sikurse AAK.
Se cilat drejtori do t’i takojnë Nisma-s në Prizren kjo ende nuk është e sigurt, por që përfundimisht kjo parti do t’i ketë tri drejtori – bazuar në marrëveshje ka raportuar ditë më parë se Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka një disponim për t`u bërë pjesë e qeverisë.

Në një mbledhje të Kryesisë së kësaj partie në Prizren, shumica kanë votuar pro hyrjes në bashkëqeverisje por që në moment të fundit ka intervnuar kryetar i LDK-së, Lumir Abixhiku duke kërkuar që partia e tij të qëndrojë në opozitë për katër vitet e ardhshme në Prizren.Me qëndrimin e Abdixhikut, tashmë është pajtuar edhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

shtunën e kaluar, ka pasur një takim ndërmjet Shaqir Totajt dhe Anton Qunit, por që ka përfunduar pa ndonjë rezultat.Takimet sipas burimeve të pritet të vazhdojnë para se Kuvendi Komunal në Prizren të konstituohet.PDK me kandidatin, Shaqir Totaj, arriti fitore me 51,01% të votave kundrejt kandidatit të LVV-së, Mytaher Haskukaj me 48,99% të votave.Sa i përket ulësve në Kuvendin Komunal, LVV-ja zuri vendin e parë me 12 ulëse, në vendin e dytë u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 11 ulëse, Lidhja demokratike e Kosovës me 7 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3 ulëse dhe Nisma Socialdemokrate 2 ulëse.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.