Komuna e Prishtinës ndau 68 mijë euro për organizmin e koncertit të Ramë Lahajt

Për organizmin e koncertit’ Ramë Lahaj International Opera Festival’ (RLIOF), komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vlerë të 68 mijë e 500 eurove.

Sipas të dhënave në Prokurimin Publik, nënshkrimi i kësaj kontrate është negociuar pa publikim paraprak me operatorin ekonomik ‘Opera’ Sh.P.K. Në anën tjetër koncerti i cili u mbajt nga data 21-31 korrik në sheshin ‘Skënderbeu’ ka qenë me pagesë të biletës.Pjesë e këtij edicioni kanë qenë artistë vendor dhe ndërkombëtar.
Përmes ‘Ramë Lahaj Foundation’ artisiti ka bërë të ditur se do të ndihmohet në mbulimin e studimeve të talenteve të dalluar që vijnë si rezultat i masterclasseve dhe festivalit RLIOF. Komuna e Prishtinës ka ndarë po ashtu 150 mijë euro për organizmin e festivalit ‘Sunny Hill’, ku kontrata është nënshkruar me kompaninë ‘The Sunny Hill’ Sh.p.k.

KALLXO

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.