Mbahet ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Prizren 2022, edhe Ministrja e MASHT Arbërie Nagavci ishte pjesë e organizimit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të premten është mbajtur ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare Prizren 2022, e cila është mbajtur nga 1-12 Gusht 2022. Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë shpërndarjen certifikatave për studentët pjesëmarrës. Rektori Krrabaj shprehi besimin e tij se Universiteti ka bërë një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit. “Universiteti “Ukshin Hoti” sot po e përmbyll me sukses edicion e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare falë punës dhe përkushtimit edhe të profesorëve të angazhuar, ndërkombëtar dhe vendor, studentëve vullnetar dhe këshillit organizativ të cilët meritojnë një falënderim të veçantë”, theksoi Rektori Krrabaj duke falënderuar partnerët bashkëorganizatorë të Shkollës Verore, DokuFest dhe ITP-Prizren, si dhe donatorët e shumtë që na kanë mbështetur pa rezervë. Duke ju drejtuar studentëve, ai theksoi se jemi munduar të bëjmë ç’është e mundur që ju të ktheheni në vendet tuaja me kujtimet më të mira nga Universiteti, qyteti dhe vendi ynë. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj. Arbërie Nagavci e përgëzoi menaxhmentin e Universitetit dhe të gjithë të angazhuarit në organizimin e edicionit të parë të shkollës verore duke i inkurajuar që të fillojnë punën për organizimin e edicionit të radhës, për të cilin i siguroi se do ta kenë mbështetjen e saj, ngase është një punë e mirë për institucionin dhe në përgjithësi për vendin. Kryetari i Prizrenit, Zt. Shaqir Totaj, po ashtu e përgëzoi Universitetin për organizimin e një ngjarje kaq të madhe që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, për të cilën gjë kanë dhënë kontribut edhe Komuna e Prizrenit. Rober Wilton, mentor i kursit “Mësimi përmes filmit”, falënderoi për mundësin që të jetë pjesë kësaj Shkolle Verore, me këtë organizim kaq madhështor. Tara Kaila nga India, studente në Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Austri, e cila e ka ndjekur kursin “Përgjigjet e politikave bujqësore dhe ushqimore ndaj krizës Covid-19”, theksoi se ata po largohen me përshtypje shumë të mira për mikëpritjen që u është bërë dhe për gjitha aktivitetet mësimore dhe jashtë mësimorë që kanë zhvilluar.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.