Komuna e Prizrenit jep leje për kompleksin shumëkatësh në afërsi të qendrës historike por nuk e bënë publike

Sipas dokumentit të siguruar nga Rtv Besa, komuna e Prizrenit ka dhënë lejen e ndërtimit për Kompleksin Afaristo Banesor në lagjen Adem Jashari dhe Ardian Zurnaxhiu me etazhitet 2B+P+5 kate.

Kjo leje është dhënë me datë 12.10.2021 por nuk është publikuar fare në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit,por pas insistimit disa ditor të avokatit mbrojtës vendimi i’u është dorëzuar dje pas dite.

Palët ankuese në këto lagje janë shprehur se do të përdorin të gjitha mjetet për ankesë ndaj Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinorë në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.