Komuna e Prizrenit ndanë 40 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit

Ditë më parë, Komuna e Prizrenit ka hapur tender për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Për këtë qëllim, Komuna ka parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri në 40 mijë euro, me kohëzgjatje 20 ditë.

Komuna përshkruan se do të dekorohet sheshi “Shadërvan” dhe “Sheshi i dëshmorëve”, rruga “Adem Jashari”, parku te qafa e kishës, shtrati i Lumbardhit, Shtëpia e Bardhë, ura e Arastës, paneli informues.

Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor lloji i hapur i procedurës, me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Data 3 nëntor është caktuar afati deri kur mund të aplikojnë kompanitë e interesuara.

Sipas paramasës së këtij tenderi, parashihet të vendoset pisha në sheshin “Shadërvan”, rrethoja nga çeliku, litar e shtylla të konstruksionit të merimangës, parashihen të vendosen drita e yje dekorativë dhe dekore të tjera./kallxo

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.