Komuna e Prizrenit njofton se rrugët malore dhe në fshatra janë pastruar dhe janë të kalueshme

Komuna e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike me anë kompanive të kontraktuara, janë në shërbim të qytetarëve, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, poashtu janë të pajisur me të gjitha mjetet teknike që ju nevoiten.

Rrugët në të cilat shfaqen zakonisht probleme në qarkullim e bllokime rrugësh, pas rreshjeve të borës, ato rrugë tashmë janë pastruar.

Poashtu, rrugët në fshatërat e Zhupës, të Hasit dhe rrugët malore janë pastruar dhe janë të kalueshme për qytetarë dhe automejete.

Të gjithë akterët relevant janë në gatishmëri 24 orë, në shërbim, për të siguruar mbarëvajtje në proceset e pastrimit dhe hapjes së rrugëve lokale dhe malore.

Gjithsesi, kërkohet nga shoferët të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.