Konfiskohen 1670 kg mish në Ferizaj, nuk i dihej origjina

1670 kg mish janë konfiskuar në Ferizaj pas një aksioni të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të martën.

Zëdhënësi i AUV-it Lamir Thaqi, ka thënë se janë ndërmarrë masat për largim të menjëhershëm të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri ne asgjësim, sa herë që inspektorët kanë hasur në raste kur mishi tregtohej në mospajtueshmëri me kriteret për tregtim.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ sot ka organizuar një aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Ferizajt. Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në mos pajtueshmëri me kriteret ligjore për tregtim, Janë ndërmarre masat me largim të menjëhershëm nga shitja të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri ne asgjësim. Sasia totale e produkte të ndaluara është 1670 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj). Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, ka thënë Thaçi për Dukagjinin.

Krahas kësaj, ai ka treguar se mungesa e dokumenteve për origjininën e mishit ishte evidente.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur (vulosur), dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik (terjes, tharjes, tymosjes)”, është shprehur Thaçi.

Krahas kësaj, ai ka thënë se kushtet teknike sanitare higjienike të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira dhe se në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore.

Ditët në vazhdim, AUV do të bëj asgjësimin e gjithë sasisë se ndaluar

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.