Konjufca e Kurti i bashkohen familjes dhe shumë qytetarëve në homazhet për Deharin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe familjarët bënë homazhe para varrit të aktivistit të LVV, Astrit Deharit.

“Sot me rastin e pesë vjetorit po bëjmë nderime për aktivistin tonë, Astrit Deharin. Lavdi”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Qeveria do të bëjë reforma të thella në systemin e drejtësisë për të zbardhur këtë rast.

“Me shumë dhemje e mall por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij, pesë vjet pa Astritin janë edhe pesë vjet pa drejtësi për Astritin. Ai u mbyt në burg, në burgun e Prizrenit me 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit nuk janë dënuar dhe nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të. Astritin e kemi pasur shok të ngushtë i cili ka qenë shembull për të gjithë neve me aktivitetin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë. Ne ia kemi borgj edhe për Astritin edhe për qytetarët drejtësinë për Astritit.

Duhet të bëjmë e do të bëjmë reforma të thella në drejtësi edhe për viktimat e krimeve të kryera gjatë luftës nga Serbia edhe për viktimat e krimit të organizuar e korrupsionit, e krimit politik çfarë ishte edhe mbytja e Astritit në burg”, tha ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.