Kujdes me monedha, pesë raste të falsifikimit në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të falsifikimit të parasë në vend, shkruan.

Sipas Policisë, më së shumti raste u identifikuan në Prishtinë.

Në tri raste, qytetarë kanë raportuar në polici për monedha të falsifikuara.

Një rast ka ndodhur poashtu edhe në Mitrovicë, teksa një tjetër në Suharekë.

Njoftimi i plotë:

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë, 04.11.2021-10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjatë deponimit të parave të një kompanie tregtare është hasur një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar.

Suharekë, 03.11.2021-17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë numërimit të parave që i ka marrë për pagesë të kursit nga kandidatët, ka hasur 5×2 monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara gjithsejtë 10 € metalike. Rasti duke u hetuar.

· Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 30.10.2021-21:47. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë zbrazjes së bankomatit është gjetur një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar të cilën e kishte deponuar i dyshuari mashkull kosovar klient i bankës. Monedha e dyshuar është sekuestruar nga policia .

· Rr. Migjeni, Prishtinë, 29.10.2021-10:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar se gjatë zbrazjes së bankomatit është gjetur një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar të cilën e kishte deponuar i dyshuari mashkull kosovar. Monedha e dyshuar është sekuestruar nga policia.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë, 29.09.2021-NN.Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë numërimit të parave ka hasur ne 276 euro, monedha të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.