Kosova e eliminuar luan sot ndeshjen mbyllëse për Euro 2024
![Kosova e eliminuar luan sot ndeshjen mbyllëse për Euro 2024](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1700557209879.jpg)
Kosova sot ndeshjet me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Dardanët janë në vendin e katërt të grupit I, me 11 pikë teksa nga ky grup tashmë dihen kombëtaret e kualifikuara, Rumania dhe Zvicra.
Sidoqoftë, kosovarët do të jenë në kërkim të fitores së tretë nga dhjetë ndeshje prej këtij grupi, teksa përballen me mungesën e golashënuesit më të mirë në historinë e shkurtër të saj, Vedat Muriqit, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Izraelit.