Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar rrymë
![Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar rrymë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1701340473073.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar sot të dhënat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovës ku është evidentuar rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e vendit tonë.
Kreu i PDK-së tha se rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %.
“Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar për taksa e tatime dhe kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur”, ka shkruar Krasniqi në ‘Facebook’.