Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, viziton këtë javë Kosovën
![Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, viziton këtë javë Kosovën](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/06/FB_IMG_1655311570796.jpg)
Gjatë kësaj vizite ai në këto vende do të flasë për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.
Ai do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve, si dhe do të takojë përfaqësuesit e turqve.
Ndërkaq, më 16 qershor ai planifikon të marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takojë përfaqësuesit e komunitetit turk të këtij shteti.