Kryeministri Kurti në Twitter: Faleminderit SHBA, 236 milionë dollarë investim për energjinë!

Mirënjohës për vendimi e bordit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për të miratuar marrëveshjen e Kompaktit me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Kështu ka shkruar në Twitter kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miqtë. Partnerët. Aleatët”, ka shkruar ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.