Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën, QKUK në alarm nga aksidentet me trotinetë elektrikë

Skuterat elektrik tashmë janë në modë edhe në vendin tonë. Një numër të madh të tyre i hasim nëpër rrugët e kryeqytetit por edhe në qytetet tjera, shkruan Insajderi.Por, trotinetet elektrikë si mjet praktik transporti janë edhe të rrezikshëm.

Besnik Ibishi, doktor në Qendren Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se vetëm dje në mbrëmje janë raportuar katër lëndime serioze të shkaktuara nga skuterët.
Ibishi ka këkruar kujdes të shtuar nga prindërit dhe nga ata që vozisin këta trotinet, duke bërë të ditur edhe katër rastet e djeshme.

“Vetëm kujdestarinë e mbrëmshme 4 lëndime serioze të shkaktuara nga Scooteret e vegjël dhe ata elektrik. 19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze. 7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura. 21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve. 4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet”, shkroi Ibishi në Facebook.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.