Kryeministri Kurti sot do të vizitojë Prizrenin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të vizitojë parkun e inovacionit në Prizren.
Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në ora 13:00.
Vendi: Parku ITP, Prizren
Derisa në ora 15:00 Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të prezantojnë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Prizrenit.
Vendi: Prizren, Salla Dokukino, thuhet në njoftim.