Lajmi fundit : Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
![Lajmi fundit : Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/11/image_editor_output_image2072980959-1669114742432.jpg)
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.