Kryetari Totaj dhe zyrtarët komunalë solidarizohen me familjen dhe kolegët e Rreshterit të ndjerë, Afrim Bunjaku

Me një akt simbolik të ndezjes së qirinjve, së bashku me zyrtarë komunalë e qytetarë, në Stacionin Policor Alfa në Prizren, shprehëm sonte solidaritetin me familjen dhe kolegët e Rreshterit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën dje në incidentin e dhunshëm në Banjskë të Leposaviqit.

Në një kohë kur Kosova po përjeton sfida të ndryshme, është e rëndësishme të jemi të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të sigurtë dhe të drejtë.

Kjo ngjarje e trishtë na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjitha institucioneve për të siguruar që sundimi i ligjit të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të policit të ndjerë me shpresën që drejtësia të vihet në vend sa më shpejtë.
Lavdi!, ka shkruar Kryetari Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.