Kryetari Totaj: Projekti i ndërtimit të rreth rrotullimit te Bellona, do të ndikoj në shkarkimin e komunikacionit

Projekti i ndërtimit të rreth rrotullimit te Bellona, në një nga udhëkryqet më të frekuentuara në Prizren, do të ndikoj në shkarkimin e komunikacionit në atë pjesë që lidhë tri anë të rëndësishme të qytetit.
Krahas zhvillimit të Prizrenit, jemi të përkushtuar të intervenojmë për lehtësimin e qarkullimit të makinave në gjithë territorin e Komunës sonë, gjë që ndikon edhe në mirëqenien e qytetarëve tanë, ka shkruar Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.