Kryetari Totaj takohet me biznesmenin koreano jugor, James Chung

Kisha kënaqësinë ta pres biznesmenin koreano jugor, James Chung, i shoqëruar me biznesmenë vendës Ahmet Muhaxheri dhe Armend Krasniqi, të cilët prezantuan idenë të cilën planifikojnë ta realizojnë në territorin e Komunës së Prizrenit – hapjen e fabrikës ekologjike për përpunimin dhe pasurimin e xehes së nikelit.
Në këtë takim njoftues diskutuam për ambientin biznesor të Prizrenit dhe për gatishmërinë e Komunës sonë për shtytjen e proceseve të ndërmarrësve dhe sigurimin e habitatit miqësor për të bërë biznes.
Mbetemi të përkushtuar për investim, me të gjitha format, në zhvillimin ekonomik dhe në sigurimin e vendeve të reja të punës për qytetarët tanë, ka shkruar Kryetari Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.