Kryetari Totaj takohet me përfaqësuesit e “International Maarif Schools of Kosova”

Kam pritur në zyrë përfaqësuesit e “International Maarif Schools of Kosova”, Oğuz Hamza Yilmaz, Drejtor Gjeneral, Mustafa Yilmaz, Drejtor i Shkollës në Prizren dhe Nexhmi Syla, me të cilët kemi shkëmbyer idetë dhe mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Poashtu i falenderova dhe shpreha mirënjohjen time për kontributin e pakursyer për zhvillimin e arsimit në Kosovë, e konkretisht në Prizren.

Arsimi është ndër prioritetet tona, prandaj shumë ide e mundësi bashkëpunimi të shkëmbyera sot, shumë shpejtë do të realizohen, ka shkruajtur Kryetari Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.