Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, ndërkohë që bëri thirrje për vozitje me kujdes të shtuar.

“Pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë. Të gjitha rrugët në vendin tonë janë të qarkullueshme për të gjitha automjetet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që jenë të kujdesshsëm gjatë vozitjes duke iu përshtatur kushteve të rrugëve”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.