Kurti: Draft-statuti për Asociacionin – në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai tha se takimi nisi me “një notë të lartë”, me dakordimin për çështjen e personave të pagjetur.

Kurti shtoi se me vëmendje dëgjoi edhe propozimin për draft-statutin e Asociacionit, i cili binte fundamentalisht në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Në këtë takim pas marrëveshjes ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene, dhe më pas dhamë qëndrimin tonë se një draft i tillë çfarë dëgjuam e lexuam është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, dhe përkundër kësaj ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Me këtë rast unë propozova një draft vizion, si kryeministër, përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike, duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Gjithsej në 10+1 pika kam propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave” tha Kurti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.