Kurti e Haxhiu vizitojnë nënat gjakovare
![Kurti e Haxhiu vizitojnë nënat gjakovare](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/08/FB_IMG_1661856305728.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë udhëtuar drejt Gjakovës me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë”.
Kurti dhe Haxhiu janë pritur ngrohtësisht nga Nysrete Kumnova dhe Ferdonije Qerkezi, njofton Klankosova.tv.
Me rastin e kësaj dite, Albin Kurti do të bëjë homazhe bashkë me presidenten Vjosa Osmani, tek përmendorja e të zhdukurve.