Kurti ia bën me dije Putinit se Kosova s’është aspak e frikësuar!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tani Kosovën po e përmend disa herë në javë, duke tërhequr paralele false me Krimenë në Ukrainë.

“Ai dëshiron ta keqpërdor rastin e Kosovës për ta ushtruar hemogjoninë e vet. Ne jemi të brengosur, por jo të frikësuar. Populli jonë është bashkë dhe partneriteti jonë e aleanca me BE-në, NATO-në, Gjermaninë, Autsrinë, SHBA-në, MBretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë, është e pashkëputur.

Sipas Kurtit, presidenti rus dëshiron të ulet në tryezën e negociatave, jo me presidentin Zelensky, por presidentin Biden,

“Për këtë qëllim të tij, unë kam drojën që ai do ta intesifikojë luftën në Ukrainë por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër. Ballkani perëndimor është i rrezikuar sepse edhe aty ka luftë hibride. Sputniku e ka qendrën në Beograd edhe 160 km larg, në Nish, ndodhet e ashtuquajtura qendra humanitare ruse. Ai është një qendër aktive me përplot agjent rus”

Këto deklarata Kurti i dha pas takimit me kancelarit austriak Karl Nehammer në Prishtinë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.