Bizneseve në Prishtinë u ndalohet vëzhgimi me kamera

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se gjatë vëzhgimit të 59 bizneseve në Prishtinë ka rezultuar se shumica e kanë aplikuar vëzhgimin me kamera në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shkruan.
Kësisoj AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimin të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë.
“Në të gjitha rastet ku është gjetur se kontrolluesi ka instaluar sistemin e vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me dispozitat ligjore, AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë dhe shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi, deri në datën e pranimit të vendimit. Vëzhgimi me kamerë mund të fillojë pas plotësimit të kritereve sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në çdo rast, kur të njëjta biznese instalojnë sistemin e vëzhgimit me kamerë, pa plotësimin e kritereve ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masat sanksionuese, respektivisht do të shqiptohet gjobë”, thuhet në njoftim.