Kurti: Jam i gatshëm ta shtrëngoj dorën e Vuçiqit

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në një intervistë për të përditshme gjermane “Welt”, ka nënvizuar faktin se ai është i gatshëm ta shtrëngojë dorën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në rast se ky i fundit heq dorë nga lëshimi i letrave hyrje/dalje për kosovarët të cilët futen në Serbi.

Sipas Kurtit, gjithë në këtë mes një gjë është e sigurt se Kosova më 1 shtator do të fillojë ri implementimin e vendimit për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit.

Por vetëm një gjë, sipas tij, mund ta ndryshojë situatën më 1 shtator, në rast se Vuçiç abstenon nga regjimi i lëshimit të letrave hyrje/dalje për kosovarët.

“Jam gati ta shtrëngoj dorën e Vuçiç’it nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë ne do ta bëjmë të njëjtën gjë”, ka thënë ai për mediumin gjerman.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.