Kurti merr pjesë në pritjen për festën e Pashkëve katolike
![Kurti merr pjesë në pritjen për festën e Pashkëve katolike](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/04/IMG-20220417-WA0009.jpg)
Me rastin e festës së Pashkëve katolike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
Me dëshirën për Pashkë të bardhë e të mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve, kryeministri Kurti uroi Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët katolikë të pranishëm.
Në këtë pritje, Kryeministri u shoqërua nga Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
/Indeksonline