Kurti nga Brukseli: I kemi plotësuar kriteret për liberalizim, besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin
![Kurti nga Brukseli: I kemi plotësuar kriteret për liberalizim, besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2021/12/FB_IMG_1638883122381.jpg)
Kryeministri Kurti është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheyli me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës në MSA. Kurti ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se beson që BE-ja do ta mbajë premtimin.
“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi mbi progresin e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin. Integrimi në BE s’ka alternativë. Ne jemi të motivuar për të vazhduar reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka thënë Kurti.