Tri vjet e gjysmë burgim ndaj Skender Krasniqit për vrasjen e djalit

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor Skender Krasniqin dhe e ka dënuar me tri vjet e pesë muaj burgim, për veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

Sipas komunikatës për media të kësaj gjykate, dënimi i tij do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021.

Të pandehurit S.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim sipas aktgjykimit të shpallur nga kjo Gjykatë”, thuhet më tej në komunikatë.
Krasniqi vrau djalin e tij aksidentalisht më 27 janar të këtij viti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.