Kurti po pret përgjigje nga Brukseli për propozimet e tij për veriun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka prezantuar propozimet e tij për gjendjen e krijuar në veri.

Kurti ka thënë se ka shprehur gatishmërinë për deeskalim të situatës në veri, me pikë të parë të rendit të ditës është sundimi i ligjit.

Më tutje, ai ka thënë se edhe në takim me Esçobarin e Lajçakun ka biseduar për sundimin e ligjit në veri, i cili sipas Kurtit është i pa alternativë.

“Jam i interesuar të ketë zgjedhje në katër komunat në veri, mirëpo, duhet një proces i ri zgjedhor. Nevojitet një proces i ri zgjedhor ku kriminelet përballet me drejtësinë. Kjo është oferta dhe unë pres një përgjigje nga Brukseli për këtë gjë… Ne presim që Brukseli Borrell ta vlerësoj gatishmërinë tonë. Ne do ti konsultojmë të gjithë akteret. Nuk kemi nevoje për një nxitim të ri. Unë insistoj në fushatë të lirë për zgjedhje të lira”, ka thënë ndër të tjera Kurti në konferencë për medie. /IndeksOnline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.