Shaqir Totaj: Po vazhdon, me dinamikë të shtuar, ndërtimi i rreth rrotullimit të ri dhe trotuareve në rrugën Ekrem Rexha (ish rruga Tirana), në afërsi të Urgjencës së qytetit.

🚘Punimet priten të përfundojnë para afatit të paraparë, marrë parasysh frekuentimin e madh të veturave në këtë rrugë.
🛣Pas përfundimit të këtij rreth rrotullimi do të ndërtohen rrugë alternative, që do t’i lidhin lagjet e kësaj zone dhe do ta lehtësojnë komunikacionin në Prizren.