Kurti uron fituesit e zgjedhjeve: Rezultati vjen nga disa defekte brenda VV-së

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar fituesit e balotazhit të 14 nëntorit, duke theksuar se kryetarët e zgjedhur të komunave do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin.

Kurti tha se do të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët, pa dallim se nga cila parti vijnë.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes tha se rezultati ishte jo i kënaqshëm për ta, dhe kjo vjen si rezultat i disa personave.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ-ja ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave, ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin. Unë do të punojë në këtë betejë rezultati jo i kënaqshëm vjen nga disa defekte brenda VV-së ”.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në katër komuna: në Shtime, Gjilan, Kamenicë dhe Podujevë.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.